Komisioni i Ekonomisë ka miratuar sot propozimin e qeverisë për shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.
Ky vendim i kalon Kuvendit për miratim ditën e mërkurë.
Mësohet se Komisioni ka arritur në këtë vendim me votat pro të 12 anëtarëve, ndërsa 5 të tjerë kundër.
I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Malaj tha sot se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut, pasi e cilësoi si të padrejtë dhe politik vendimin për shkarkimin e tij.





