Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Etikës, për përjashtimin e 8 deputëteve të PD për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, pas seancës së kaluar.
PS kërkoi përjashtimin e deputetëve për bllokim të seancës.
Deputeti Luçiano Boçi dhe Albana Vokshi kanë kërkuar që kjo mbledhje të jetë e hapur edhe për mediat. Më tej ata hodhën akuza se duan t’i mbyllin gojën opozitës.
“Nuk e kuptoj se pse keni frikë nga fjala e lirë? Pse ju pretendoni se kjo mbledhje është e rregullt? Kjo mbledhje ka rënë, pasi në kohën kur dorëzohet kërkesa, ky komision e ka detyrim ligjor që të mblidhet brenda 48 orëve. Është joetike kjo gjë, ndaj duhet të zbatoni rregulloren. Për praninë e medias dhe për afatet. Ju nuk mund të vini këtu dhe të silleni si pronë dhe zgjatim i Kuvendit të kapur. Jeni në shkelje të dy neneve të rregullores. Etikë është respektim i ligjeve të shkruara. Ju doni të na mbyllni gojën. Këtu për shkelje të etikës duhet të ishte kryeparlamentarja popullore. Duket qartas se është urdhër politik. Doni të dënoni 8 deputetë se nuk ju pëlqejnë akuzat e vërteta të dala me fakte në mediat ndërkombëtare. “, tha Boçi.
Kujtojmë se përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.