Komisioni i Procedurës dhe Etikës në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur pak minuta më parë dhe ka miratuar kërkesën e mazhorancës për përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës.

PS ka kërkuar marrjen e masës disiplinore për deputetët: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj.

Kujtojmë që ditën e sotme, deputetët demokratë të drejtuar nga Sali Berisha, bllokuan ulëset e kabinetit qeveritar si dhe foltoren e Kuvendit, duke detyruar nënkryetaren e parlamentit, Ermonela Felaj që të shtyjë seancën plenare.