Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi 4 deputetë demokratë.

Bëhet fjalë për Flamur Nokën, Gazment Bardhin, Bledjon Nallbatin dhe Flamur Hoxhën.

Ndërkohë nuk janë përjashtuar Sorina Koti dhe Albana Vokshi.

Ky vendim erdhi pas kaosit dhe flakadanëve të hedhur në seancën plenare të së hënës.