Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku foli jashtë ambienteve të Kuvendit për përjashtimin e opozitës nga Komisioni i Integrimit.
Tabaku e cilësoi përjashtimin e opozitës nga ky komision si një hap pas për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Jorida Tabaku: Komisioni i Integrimit ishte një domosdoshmëri që ta trajtonte procesin e integrimit si një përfshirje të të gjithë forcave politike. Fatkeqësisht qeveria shqiptare ka dështuar me kohë me këtë proces , përjashtimi i opozitës në këtë moment ka Komisioni është një hap pas. Se dyti para 2 vitesh ne miratuam një ligj për rolin e parlamentit në procesin e integrimit një ligj i cili i jepte hapësirë opozitës, përcaktonte një procedurë parlamentare për balancë. Sa më pak transparencë ka pak kontroll, aq më arrogant bëhet pushteti.





