Në mbledhjen e zhvilluar online te Komisioni i Ligjeve, është miratuar në parim projekt-buxheti për vitin 2024 vetëm me votat e mazhorancës.

Mësohet se projekt-buxheti ka marrë 14 votat e deputetëve socialistë.

Ndërkohë Komisioni i Shëndetësisë mblidhet në 14:00 dhe do të drejtohet nga nënkryetarja, Klodiana Spahiu.

Vendimi u mor pasi kryetarja Zheni Gjergji vendosi anulimin e mbledhjes disa orë më parë.

“Ju njoftojmë, se mbledhja e sotme e komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, do të zhvillohet online në orën 14:00”, u tha në një njoftim nga Kuvendi.

Po ashtu online do të mblidhet edhe komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.