Tiranë, 14 korrik 2014 – Komisioni i Medias ka nisur mbledhjen e sotme me një minutë heshtje heshtje për ndarjen e nga jeta në krye të detyrës të gazetares Enkelejda Skënderasi. Propozimi për të nderuar në këtë formë gazetaren u bë nga deputeti i PS-së, Ilir Pendavinji.
Kreu i këtij komisioni, Alfred Peza i përcolli ngushëllimet familjes së gazetares së ndjerë për ndarjen e parakohshme nga jeta.
“Humbëm një kolege, ngushëllime familjes”, u shpreh Peza.
Enkelejda Skënderaj humbi jetën të dielën në orën 12:45 pranë fshatit Panarit, ku gazetarja shkoi për të ndjekur aktivitetin kushtuar 100-vjetorit të masakrës së Panaritit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





