Pas shqyrtimit të kandidatëve për anëtar dhe kryetar të Komisionit të Prokurorimit Publik gjatë mbledhjes së komisionit të Ekonomisë dhe Financave, deputetja e Partisë Demokratike për Durrësin, Fatbardha Kadiu, deklaron se anëtarët aktualë të këtij komisioni janë të përfshirë në afera korruptive dhe janë të paaftë. Sipas Kadiut, kjo është treguar nga puna e tyre.

Referuar një Vendimi të ketij Komisioni nr. 634 shikohet, në rastin më të mirë, paaftesia e tyre për të kontrolluar prokurimet publike të vendit. Brenda të njëjtit vendim, dhe këtu i referohem ankimimit të bërë të dy operatorëve ekonomikë të cilët kundërshtuan vendimin e “Furnizimi i shërbimit të Lavanterisë së Spitalit Rajonal Durrës”, një prokurorim ky me një fond prej 166 milionë lekësh”, shkruan Kadiu në një status në faqen e saj të “Facebook”-ut.

Më tej, deputetja e Durrësit kërkon shqyrtimin e punës së bërë nga këta anëtarë dhe hapjen e rrugës për shqyrtimin e kandidaturave të reja.

Statusi i plotë: