Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni, kërkoi që administrata shtetërore duhet të depolitizohet një herë e mirë. Në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Gjoni deklaroi se në zgjedhjet e fundit dha një efekt më të madh në rezultatin përfundimar.

Sipas tij, punonjës të administratës shtetërore lanë punë me ditë të tëra për t’i hipur avionëve për të shkuar dhe bërë fushatën elektorale dhe kanë marrë rrogën. Ndër të tjera ai nënvizoi se kjo situatë është skandaloze dhe e papranueshme.

“Pse duhet që pas çdo palë zgjedhjeve duhet të ndryshojmë kodin zgjedhor. Problemi i patronazhsitëve duhet sanksionuar. Të marrë fund një herë e mirë. Partitë kanë organizatat e veta, por patronazhimi në vetvete, sipas pikëpamjes time duhet të shkojë deri në kriminalizimin e saj, në mënyrë që të shkojmë tek zgjedhje të lira. Ndarje të partisë me shtetin.

Në zgjedhjet e fundit dha një efekt më të madh në rezultatin e zgjedhje. Pati përfshirje totale të administratës zgjedhore në zgjedhje. Punonjës të administratës shtetërore lanë punë me ditë të tëra për t’i hipur avionëve për të shkuar dhe bërë fushatën elektorale dhe kanë marrë rrogën. Kjo është skandaloze dhe e papranueshme.

Administrata shtetërore duhet të depolitizohet një herë e mirë. Nëpunësit civilë i kemi kthyer në armata të partive politike. Duhet sanksionuar. Çdo nënpunës civil  që merr pjesë aktive edhe pas kohës së orarit të punës. Sanksione për shpërndarjen e bonuseve. Të çohet në ndjekje penale punonjësi i thesarit. Firmat private që marrin tendera në periudhën zgjedhore”.