Është mbledhur sot Komisioni i Sigurisë në të cilën do të disktohet buxheti për SHISH.
I pranishëm është drejtori ekonomik, Ylvi Aga. Aga ka kërkuar që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar.
“Mund të dalin informacione të klasifikuara” ka thënë Aga.
‘Panorama’ ka zbardhur debatin me dyer të mbyllura në të cilën drejtori Ylvi Aga ka kërkuar më shumë fonde.
Drejrori i SHISH(Ylvi Aga): Qeveria ka parashikuar qe nga kerkesa qe ne kemi bere per kete vit te jap me pak fonde
Ervin Salianji: Drejtor kam nje pyetje per ju. A mund ta realizoni punen tuaj ne kushte kur jua pergjysmojne fondet? Ne kushtet ku jemi,mendoj se institucioni i SHISH, duhet te marre jo vetem fondet e kerkuara por edhe shtese ne gjendjen ne te cilen ndodhet vendi.
Ermonela Felaj: Z.Salianji kerko fjalen perpara se te nderhysh.
Sterkaj kerkon te marre fjalen, por Felaj e ndalon.
Paulin Sterkaj: Mos na u sill si mesuese ne komision se nuk je mesuesja jone. Na je bere si Baba Taku ketu. Edhe une mendoj qe per te ardhmen e femijeve tane duhet te heqim nese eshte e nevojshme edhe heqja e fondeve per ndonje institucion tjeter, perballe te ardhmes se femijeve tane. SHISH eshte nje institucion shuke i tendesishem per sigurine kombetare.





