Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ka përfunduar pas më shumë se një ore dëshminë e saj me dyer të mbyllura në Komisionin hetimor për të dhënat e TIMS.
Hyseni kërkoi që dëshmia e saj të ishte me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së të dhënave që do të trajtoheshin gjatë seancës së marrjes në pyetje, si edhe praninë e deputetëve me certifikimin e duhur.
“Si drejtoreshë e SHISH, njoh dhe vlerësoj detyrimin Kushtetues për raportin në Kuvendin e Shqipërisë, dhe rolin jetik të komisioneve në sigurimin e transparencës dhe të llogaridhënies. SHISH në asnjë rast nuk i është shmangur raportimit përpara Komisionit të Kuvendit. I nderuar z.kryetar lidhur me objektin e raportimit të sotëm kërkoj seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe praninë e deputetëve me certifikimin e duhur. SHISH siguron informacione të domosdoshme për problematikat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe raportimet në tillë të mbrohen burimet e klasifikuara”, tha ajo.
Ndërkohë, kryeri i Kamionit, Ervin Salianji kërkoi një seancë të hapur, por kërkesa e tij e hedhur në votim u rrëzua me 8 vota kundërt nga mazhoranca, të cilët kërkonin një seancë më dyer të mbyllura.