Ditën e sotme po zhvillohet seanca dëgjimore për diskutimin e Raportit të veprimtarisë 1-vjeçare të AMA-s për vitin 2023.

Gjatë fjalës së saj, kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi po raporton lidhur me veprimtarinë e vitit që lam pas.

Sipas saj, pjesa më e madhe e ankesave kanë qenë kryesisht për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe shkelje të etikës.

“Në krahasim me vitet e kaluara gjatë 2023 është rritur numri i ankesave me 9%. Ndërkohë që ne kemi regjistruar 390 ankesa ku 89% e tyre kanë qenë nga individë.

Pjesa më e madhe e ankesave kanë qenë kryesisht për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe shkelje të etikës”, u shpreh kryetarja e AMA-s.