Deputeti Alban Zeneli, njëkohësisht nënkryetar i komisionit hetimor i mbledhur sot për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, akuzoi maxhorancën se po kërkon të shtyjë kohë për të bërë pazarin e radhës me Kreun e Shtetit.
Zeneli kërkoi gjatë mbledhjes që të merren në administrim sa më parë provat dhe të dilet me një vendim për Metën.
"Të mos merremi me retorika boshe se nga informacionet që kemi ne ky komision kërkohet ti shtyhet koha për të mos marrë vendimin e duhur. Të bëhet sa më parë administrimi i provave të shqyrtojmë që sot e të dalim me vendim të prerë nëse e ka shkelur presidenti apo jo Kushtetutën. Çdo lloj retorike tjetër e ka cënuar integritetin e këtij procesi. Nuk dua të bëhem pjesë e retorikës apo pazarit. Kërkoni kohë për pazarin e radhës".





