Kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji, ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale, se marrja në pyetje e dëshmitarëve ka përfunduar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, dhe për pasojë janë zbuluar të dhëna befasuese.
Ai shtoi se Pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për të bllokuar hetimin, ai po shkojnë drejt fundit.
Kemi arritur të zbulojmë të dhëna befasuese në lidhje me hetimin parlamentar. Pavarësisht përpjekjeve të PS për të bllokuar hetimin po shkojmë drejt fundit.
Marrja në pyetje e ministrit Ballës u bë me dyer të mbyllura, pasi ministri i Brendshëm deklaroi se ka informacione të klasifikuara.
Në mbledhje morën pjesë vetëm deputetët që kanë certifikata sigurie.
Veç Ballës në pyetje u mor edhe kreu i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT së Policisë, Ervin Muça.
Kryetari i Komisionit Ervin Salianji kërkoi që dëshmia e Ballës të ishte me dyer të hapura për median, por kjo nuk u pranua nga mazhoranca, duke pohuar se ka sekrete hetimore.