Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës për prokuroren Donika Prelën, ish-drejtuese e Krimeve të Rënda.

Prela ndodhet në KPA pasi Komisionieri Publik kërkoi shkarkimin e saj, pavarësisht se kaloi me sukses provën e parë të vettingut.

BalkanWeb raporton se Kolegji relatoi se është rrëzuar kërkesa e Prelës për përjashtim nga trupa të gjyqtarëve Natasha Mulaj dhe Ina Rama.

Ndërkohë, Komisioneri do të lexojë në sallë edhe pretendimet e ngritura. Donika Prela u konfirmua në detyrë më 5 shkurt të vitit 2019 nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.

Megjithatë, vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kritikoi justifikimin që trupa gjyqësore u bëri të ardhurave të pataksuara të bashkëshortit të Prelës.