Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur paraditen e sotme duke bërë një analizë të situatës së pandemisë në vend.
Bazuar në të dhënat epidemiologjike në vend ka propozuar zgjatjen e orarit të lejuar të muzikës deri në 23:00.
Ndërsa masat e tjera mbeten në fuqi.
Sipas të dhënave dy javore të periudhës 5-18 korrik incidence në vend është 5 për 100 mijë banorë.
“Ka një rritje të lehtë të rasteve ditore nga 8-13. Numri i rasteve aktive është rritur në 156 krahasuar me 137, ndërkohë që ka një zbritje të numrit të bashkive të prekura nga 10 në 9”, tha drejtoresha e ISHP-së Albana Fico, ndërsa ftoi qyetarët të vaksinohen gjatë javës së hapur të vaksinimit.
Ndërkohë, sipas komitetit në spitalin infektiv rezultojnë 5 persona të shtruar, të gjithë mbi moshën 60-vjeçare dhe të gjithë të pavaksinuar.
“Indikatorët dëshmojnë se kemi një situatë të qëndrueshme, edhe në kushtet ku sezoni turistik ka filluar dhe po zhvillohet aktivisht”, tha drejtuesja e komitetit Mira Rakacolli.





