Një tjetër vendim i Komitetit të Ekspertëve ishte edhe vendosja e tifozëve në stadiume. Po ashtu do të lejohet mbajtja e aktiviteteve artistike në ambiente e brendshme, siç janë teatrot.
Në të gjitha aktivitetet e lejuara në ambiente të brendshme kapaciteti i publikut do të jetë deri në 30% dhe duhet të zbatohen me rigorozitet protokollet e Covid.
“Do lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitet deri në 30%. Do lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistik me kapacitet të reduktuar sipas protokolleve të ISHP deri në 30%. Duhet të vazhdojmë që të zbatojmë me rigorozitet masat kështu siç janë vendosur. Është shumë e rëndësishme që të vijojë izolimi i atyre që janë të infektuar në mënyrë që të mos bëhen përçues të shpërndarjes së infeksionit”, tha Rakacolli.





