Komuniteti Kombëtar i Imunizimit dhe Vaksinimit është mbledhur këtë mbrëmje për të diskutuar mbi procesin e vaksinimit me AstraZeneca në vendin tonë. Në fund të mbledhjes, Komiteti ka vendosur që të vazhdojë injektimi i dozave të vaksinës.

Vaksinimi me AstraZeneca ka nisur në vendin tonë prej disa ditësh dhe po injektohet te mësuesit. Ndërkohë, 23 vende të Bashkimit Evropian kanë bllokuar vaksinën e AstraZeneca, pasi ka dyshime se shkakton mpiksje të gjakut.

Lajmin për mbledhjen e sotme e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila njoftoi kryeministrin Edi Rama teksa po monitoronin procesin e vaksinimit të mësuesve në Durrës.