Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë mbledhjes së sotme, njoftoi se nuk do të ketë ndryshim masash për 2 javët në vazhdim.
Ashtu si dhe ishte njoftuar më parë ora policore do të vijojë të jetë 23:00-06:00 dhe në vende të mbyllura qytarët do të duhet jenë të pajisur me maskë.
Gjithashtu, lejohet grumbullimi i qytetarëve deri në 50 vetë.
“Nga prezantimet që u pa, situata mbetet relativisht e qëndrueshme. komiteti mendon që të mos ketë ndryshim të masave. Edhe për 2 javë ora policore do të mbetet ajo që kemi rekomanduar. Do të ketë përdorim të masave aty ku kemi rekomanduar,. në qendrat tregtare etj. S’do të ketë grumbullimi i njerëzve më shumë se 50 veta, por në aktivitetet sportive do të realizohen në kapacitete jo më shumë se 30% të këtyre ambienteve. Do të vazhdojë njësoj rregulli i hyrjes së qytetarëve të huaj dhe shqiptarë, do të kërkohet prova e vaksinimit”, tha Rakacolli.