JAPONI– Kompania ajrore japoneze "All Nippon Airëays" (“ANA”) njoftoi mbi ndalimin e menjëhershëm të funksionimit të gjithë avionëve të rinj të zotëruar prej saj "Boing 787" – "Dreamliner". Ata do t’i nënshtrohen një inspektimi të hollësishëm teknik, pas incidentit të radhës të aeroplanit të këtij lloji.

Sot "Boeing-787" bëri një ulje emergjente në aeroportin e qytetit Takamatsu në jugperëndim të Japonisë pas zbulimit të një defekti në bateri. Në bord ndodheshin 137 persona, të cilët u evakuuan me sukses. Që nga fillimi i javës së kaluar ky është incidenti i shtatë me avionët "Dreamliner", të cilët i përkasin transportuesit ajror japonez.