Të gjithë të ata që janë të fiksuar pas markës së Apple të bëhen gati e të mirëpresin linjen e re të iPhone. Kompania Apple javën e ardhshme lançon modelin e ri i cili do të quhet iPhone 8 ose iPhoneX.

Ky model do të hidhet në treg në sasi të kufizuar dhe nuk bëhet me dije sasia se sa.

Telefoni iPhone 8, përsa i përket çmimit nuk do të kushtojë më lirë nga ç’mendohej. Modeli me 64GB do të kushtojë 999 dollarë, ndërsa modeli me 512GB do të kushtojë 1199 dollarë.