Pas deklaratës së fundit të Kryeministrit Rama, ku deklaronte se ishte ai që kishte dizenjuar fanellat e Kombëtares, një deklaratë ka bërë edhe Pik Creative, kompania që dizenjoi fanellat, duke nxjerrë kështu zbuluar Ramën. 

"Ti Shqipëri më jep nder!

Uniforma historike e Kombëtares së Futbollit për EURO 2016, ideuar dhe dizenjuar nga PIK Creative. 

Fanela e re, Triumfi, mbart mbi vete elementët tanë kombëtarë, të sjellë në mënyrë moderne, por pa e humbur identitetin e lavdishëm.", shkruhet në këtë postim të rishpërndarë, i cili është publikuar fillimisht në fund të janarit dhe që hedh poshtë të gjitha aludimet e Kryeministrit se është ai autor i fanellave të Kombëtares.

Më poshtë fotot të cilat tregojnë se ku është bazuar kjo kompani, për të nxjerrë këto elemente të uniformës së kuqezinjve, të cilat në fakt lidhen me identitetin shqiptar.