Miq e bashkëpunëtorë të shumtë, shqiptarë e të huaj të kompanisë “Teuta”, u mblodhën në një event të madh, për të festuar e kujtuar rrugëtimin e këtij biznesi, që sot është i pranishëm në çdo shtëpi shqiptari, me produkte ushqimore të cilësisë së lartë.
Tashmë edhe me produktet e reja të linjës “Gold Premium”. Ishte viti 1994 kur kompania Teuta u ngrit mbi ëndrra të mëdha, me shumë punë e një premtim: të bëhet pjesë e jetës se përditshme të shqiptarëve.
Ky premtim u arrit shumë shpejt dhe tashmë qytetarët që konsumojnë produktet e kompanisë “Teuta” vetëm shtohen çdo ditë e më shumë. Tashmë është fakt: Teuta është kosoliduar si një biznes i suksesshëm dhe i garantuar i prodhimit, pakëtimit dhe shpërndarjes së produkteve të cilësisë së lartë, që mbartin vlera të sigurta ushqimore.
Për të festuar suksesin e 25 viteve në treg, kompania “Teuta” mblodhi miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumtë ndër vite, në një event të madh festiv, ku u fol për të shkuaran, të tashmen dhe vizionin e së ardhmes drejt investimeve e produkteve të reja. I pari që u uroi mirëseardhjen të panishmeve ishte Drejtori Ekzekutiv i kompanisë z. Arben Babameto.
Babameto falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët e kësaj kompanie, ndërsa theksoi se “Teuta” do të vazhdoj aktivitetin e saj me të njëjtin ritëm dhe në të ardhmen. Me pas znj Eleni Babameto, vlerësuar me disa tituj nderi, si gruaja që ka arritur të ndërtojë një biznes kaq të madh, falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët ndër vite, duke theksuar se konsumatorët do të mbeten përherë miqtë më të mirë të Teutës.
“Faleminderit që jeni këtu sot në këtë 25 vjetor të kompanisë “Teuta”. Dua të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët për sukseset e arritura në këto 25 vjet bashkëpunim. Ndërsa konsumatorët do të jenë përherë miqtë e “Teutës”. Nuk ka qenë aspak i lehtë ky udhëtim 25-vjeçar, por ne të gjithë së bashku ia dolëm. Çdo kompani dhe individ ka historin e tij, por në rastin tim ndërmarrja ku unë punoja u privatizua nga të huaj që kishin mundësi financiare por kishin nevojë për punën dhe eksperiencën time në këtë ndërrmarrje. Pra u bënë bashkë paraja dhe puna për të nisur këtë udhëtim. Kemi pasur kohë të mira dhe të vështira. Padyshim nuk ishte e lehtë. Koha më e vështirë për mua kanë qenë vitet e para. Unë punoja me staf shumë të reduktuar dhe më duhej të bëja vetë shumë gjëra, drejtuesen, menaxheren dhe të ndiqja edhe punimet për rikonstruksionin e ambienteve. Ndërkohë kam qenë edhe nënë e dy djemve të vegjël. Ata janë rritur me punën dhe problemet e kësaj ndërmarrje. Nëse kam nje peng në jetë: është koha e pakët që iu kam kushtuar djemve të mij. Ata sot janë rritur dhe po marrin në duar fatet e kësaj kompanie”, – deklaroi në fjalën e saj Znj. Babameto.
Drejtuesit e kompanisë theksuan edhe një herë se përparësi e punës së tyre do të vazhdojnë të jenë përmirësimi i teknologjisë së prodhimit, cilësisë së lëndës së parë, menaxhimi më i mirë i tregut si dhe zgjerimi i gamës së artikujve ushqimorë. Sot në treg qarkullojnë me dhjetra artikuj ushqimorë që mbajnë logon e firmës “Teuta”, ku tashmë shtohet dhe linja Gold Premium Quality me 6 varietete shumë profesionale, që ofrojnë për konsumatorin final sigurinë absolute të lëndës së parë, në cilësi si dhe shije.
“Teuta” gjithashtu ofron një numër shumë të madh brandesh prestigjoze, mbi 17 prej tyre kryesisht italiane dhe spanjolle. Festa e kurorëzimit të 25 viteve të kompanisë “Teuta”, u mbyll nën tinguj e muzikës e shijimit të produkteve Teuta. /panorama





