Kompania amerikane“Rapiscan”, së cilës iu dha koncesioni i skanimit rreth tri vite më parë, largohet përfundimisht nga Shqipëria. Ndërsa,
Sipas historikut të regjistruar në QKR, “Rapiscan” i kishte shitur aksionet dhe kishte nisur procedurën e likuidimit qysh në vitin 2014.
“Shqip” raporton se procesi i skanimit në dogana do të vazhdojë me partnerët e saj shqiptarë, sipas marrëveshjes Cani-“S2 Albania” që ndryshoi kontratën Bode-Rapiscan.
Marrëveshja e koncesionit u nënshkrua më 10 prill 2013, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe shoqërive “S2 Albania”, sh.p.k., dhe “Rapiscan Systems”, INC. Kompania amerikane u regjistrua në QKR më 24 qershor 2013 me emrin “Rapiscan Systems Albania”. Në objektin e shoqërisë ishte kërkimi, projektimi, prodhimi, prokurimi, importi dhe eksporti, tregtimi dhe shitja nëpërmjet shpërndarjes ose ndryshe, të veprojë si agjent ose distributor, të japë dhe të marrë me hua, qira, testimi, instalimi dhe marrja e komisioneve, mirëmbajtja dhe shërbimi me pajisjet X-Ray, detektorë metali, skanimi i njerëzve, automjeteve, kontejnerëve dhe produkteve të tjera, si dhe software-ve dhe pjesëve të këmbimit për këtë qëllim.





