Kompania EMS Albanian Port Operator, që ka me koncesion terminalin lindor në portin e Durrësit ka dalë sot me një deklaratë për shtyp, pas reagimit të Autoritetit Portual Durrës lidhur me situatën e krijuar në terminal të shtunën e javës së kaluar.
EMS akuzoi të shtunën APD-në për veprime arbitrare, pasi kishte hyrë me forcë në terminal, në orët e para të mëngjesit dhe kishte bllokuar me blloqe betoni ushtrimin e veprimttarisë së kompanisë koncesionare.
Në reagimin e ditës së sotme, EMS thekson se i është cënuar dhe kufizuar aksesi në zonën e koncesionit.
“Ndryshe nga sa pretendon APD, ajo ka cënuar dhe kufizuar aksesin e EMS APO në Zonat e Koncesionit. Siç mund të kuptohet nga fotot dhe dokumentet (të disponueshme për shkarkim më poshtë), zonat e të cilave APD pretendon se ato do të zhvillohen në rrjedhën e zhvillimit të projektit Durrës Marina & Yacht, janë , në fakt, pjesë e Zonës Koncesionare të EMS APO. APD ia ka dorëzuar këto zona të cilat sipas protokollit te dorezimit te terminalit.
Blloqet e betonit që ka vendosur APD ndodhen brenda Zonës së Koncesionit tonë dhe kufizojnë lëvizjen e mjeteve tona dhe të klientëve tanë, pra aktivitetin koncesionar”,– shkruhet në deklaratë.
Në të njëjtën kohë, kompania hedh poshtë deklaratën e APD-së për performancë të dobët, ndërsa e fton “Autoritetin Portual Durrës të kthehet në ligjshmëri duke çliruar zonat tona të koncesionit”.
Reagimi i plotë:
I referohemi sqarimit që ka dhënë APD lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur më datë 29.07.2023.
Ndryshe nga sa pretendon APD, ajo ka cënuar dhe kufizuar aksesin e EMS APO në Zonat e Koncesionit. Siç mund të kuptohet nga fotot dhe dokumentet (të disponueshme për shkarkim më poshtë), zonat e të cilave APD pretendon se ato do të zhvillohen në rrjedhën e zhvillimit të projektit Durrës Marina & Yacht, janë , në fakt, pjesë e Zonës Koncesionare të EMS APO. APD ia ka dorëzuar këto zona të cilat sipas protokollit te dorezimit te terminalit.
Blloqet e betonit që ka vendosur APD ndodhen brenda Zonës së Koncesionit tonë dhe kufizojnë lëvizjen e mjeteve tona dhe të klientëve tanë, pra aktivitetin koncesionar.
Prezantimi i ngjarjes nga APD si ndërhyrje për të realizuar të drejta që burojnë nga ligji, është i pa vërtetë.
Fakti është që APD më datë 29.07.2023 ka marrë me dhunë sipërfaqe nga Zonat e Koncesionit tonë, duke i pushtuar ato. Dhunimi i të drejtave koncesionare të EMS APO nga ana e APD-së është shpeshtuar pasi qeveria miratoi projektin Marina & Jahtet e Durresit.
Për sa i takon performancës së EMS APO, shoqëritë ndërkombëtare të cilat kanë realizuar projektet më të rëndësishme në Shqipëri e mendojnë ndryhe nga APD. Ato i kanë besuar profesionalizmit të EMS APO dhe ne nuk e kemi zhgënjyer asnjë herë besimin e tyre.
Gjejmë rastin dhe për të ftuar përsëri APD që të kthehet në ligjshmëri duke çliruar zonat tona të koncesionit.