Kompania IPACK Group përuroi mbrëmjen e së enjtes, në një ceremoni zyrtare, linjën e re të prodhimit.
Me një eksperiencë gati 3-vjeçare në treg, kompania me vendndodhje në Durrës, ofron shërbime paketimi, kuti kartoni për biznese dhe fabrika.
Me një gamë të gjerë produktesh që mundësohet nga 5 linja makinerish moderne të automatizuara, fjala e fundit e teknologjisë, kompania ofron për klientët produkte me cilësi të lartë dhe çmime konkuruese, ndërsa përgjatë këtyre viteve ka 6-fishuar stafin.
“Ishte një kompani modeste, që shfrytëzonte resurset natyrore, mbetjet, për të bërë paketimet e ndryshme, për industri të ndryshme. Aty kuptuam që ishte një biznes në rritje, tregu kishte kërkesë. Shumica e paketimeve vinin të importuara nga jashtë shtetit dhe gjetëm një hapësirë në treg, që u munduam ta zhvillonim më tej edhe të rrisnim investimet në këtë sektor. Tani jemi 6-fishuar që nga viti 2023, kur kemi nisur IPACK Group dhe po vazhdojmë të rritemi”,- thotë administratori Julio Isufi.
Së shpejti, kompania po përgatitet që produktet e saj cilësore t’i eksportojë në tregun ndërkombëtar.
“IPACK është hapur në vitin 2023 dhe deri më tani kemi qenë riprodhues të kartonit. Për shkak të kërkesave të larta dhe bashkëpunimit me biznese dhe bashkëpunëtorët tanë menduam që të bëhemi prodhues vetë. Në një të ardhme shumë të afërt do të vazhdojmë dhe me bizneset dhe bashkëpunëtorët jashtë vendit”.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ishin të pranishëm ekipi drejtues i kompanisë dhe partnerë të biznesit.
E pozicionuar në zonën e Fllakës, në një sipërfaqje mbi 10.000 m2 dhe nje staf prej 40 punonjësish, kompania IPACK Group synon të sjellë për tregun shqiptar dhe jo vetëm një mënyrë inovative paketimi, përmes kartonave të qëndrueshëm.
M.B.





