Rimac, kompania e njohur automobilistike nga Kroacia, ka shfrytëzuar një shteg të ushtrisë së vendit për të provuar shpejtësinë e lartë, me makinën e re.
Në një video të publikuar nga kompania, Rimac falënderon Forcat e Armatosura kroate për ndihmën dhe tregon manovrat me modelin e ri.
Së fundmi, kompania prezantoi konceptin “Concept_One” që ka 1088 kuaj fuqi dhe përdor dy motora elektrikë. Kompania thotë se shpejtësia maksimale e këtij modeli është 354 kilometra për orë.
Projekti i ardhshëm i Rimacit është “Concept_S” që pritet të ketë 1384 kuaj fuqi.





