Kompania ajrore WizzAir ka nisur fluturimet nga aeroporti i Kukësit. Mëngjesin e së premtes, avioni i kësaj kompanie u ul në pistën e aeroportit të Kukësit pas testimeve të suksesshme.

Destinacionet fillestare të WizzAir do të jenë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Fillimisht fluturimet do të jenë dy herë në javë dhe do të zgjerohen më pas.