Portali amerikan RealClearPolitics llogarit në kohë reale probabilitetet që nënkuptojnë koeficientët e kompanive kryesore të basteve për garën Trump-Kamala.
Deri para debatit të mbrëmshëm, Trump rezultonte me probabilitet më të lartë për fitore (shihni grafikun e mëposhtëm).
Por fill pas debatit, bastaxhijtë duket se kanë hedhur më shumë para për baste pro fitores së Kamalës.
Si rezultat, aktualisht probabilitetet që nënkuptojnë koeficientët e kompanive kryesore të basteve për garën Trump-Kamala anojnë nga kjo e fundit, 51.8% me 46.9%.