Përqindja e punonjësve që mund të zëvendësojë kompjuteri në Shqipëri është më e lartë se në disa vende të tjera të rajonit, si p.sh.: në Bullgari, Maqedoni, Serbi. Rekordin nga vendet në zhvillim e mban Argjentina, me rreth 60% të totalit…

“Ne duhet të marrin avantazhet e duhura nga ndryshimet e shpejta teknologjike për ta bërë botën më me prosperitet dhe zhvillim”. Kështu theksohet në raportin e Bankës Botërore mbi zhvillimin e teknologjisë dhe dixhitalizimin, që për shumë ekonomi botërore sjell më tepër zgjedhje dhe mundësi.
Mirëpo, njohuritë e ulëta për dixhitalizimin limitojnë edhe përdorimin e teknologjive dixhitale.

“Është e vështirë të përdorësh internetin, edhe mes të rinjve, më shumë se gjysma e tyre kanë një nivel nën mesatare të njohurive të dijes”, citon raporti. Duke iu drejtuar Shqipërisë, raporti thekson se mungesa e njohurive e bën të pamundur pjesëmarrjen në një jetë produktive.

Ndërsa nga ana tjetër, “fitimet” që përftohen nga dixhitalizimi, tregon raporti, i nxisin njerëzit në vendet në zhvillim, sikurse edhe Shqipëria, për të drejtuar ankesat e tyre në menaxhimin e sektorit publik, nëpërmjet shumë kanaleve tashmë.

Nga një pikëvështrimi teknologjik, në Shqipëri, përqindja e punonjësve që mund të zëvendësohen tërësisht nga kompjuterizimi është mbi 40%. /MONITOR