Kreu i Partisë së Unitetit të Hagës, është arrestuar nga policia holandeze nën dyshimin për përfshirje në një komplot për të vrarë kryeministrin Mark Rutte.

Shërbimi i sigurisë i kryeministrit tha se Arnoud van Doorn, u arrestua të dielën.

Ai “shfaqi sjellje të dyshimtë” ndërsa ecte nëpër të njëjtën zonë të qytetit si Rutte, tha shërbimi.

Van Doorn u lirua të hënën pas marrjes në pyetje të policisë.

Avokati i tij, Anis Boumanjal, i tha BBC-së se nuk duhej të ishte arrestuar sepse nuk kishte dyshime të arsyeshme se ishte fajtor.