Itali, 2 prill 2014 – Trupat speciale të karabinierëve të quajtura ROS, nën komandën e gjeneralit Mario Parentes, arrestuan 24 italianë nga krahina e Venecias dhe rrethinat, që kishin krijuar një organizatë për çlirimin e Venecias nga pushtimi italian.

Ndër të arrestuarit ishte edhe një ish deputet Franko Roketa (Franco Rochetta), kryetar i “Lidhjes Veneciane”.

Komplotistët kishin planifikuar edhe akte dhune për të çliruar Venecian dhe për ta shkëputur atë dhe krahina të tjera të veriut nga shteti italian. Ata kishin ndërtuar në mënyrë artiznale një tank, me top 12 mm.

Komplotistët kishin kontaktuar keqbërës nga qyteti port i Durrësit me qëllim që të blinin armë për të luftuar për lirinë e Venecias. Besohet se kontaktet me shqiptarët i mbante Lucio Kiavexhaito (Lucio Chiaveggiato).

Karabinerët kanë kontrolluar edhe banesën e indipendentistit sard (kërkon shkëputjen e Sardenjës nga Italia) Salvator Meloni, themelues i së ashtuquajturës “Republika di Mali Entu”.

 

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/