Agim Krajka, kompozitori i këngëve të Parashqevi Simakut, foli sërish mbrëmë për këngëtaret e kohës së diktaturës, mes tyre dhe këngëtaren e re nga Kavaja. “Parashqevia ishte nga zërat më të rrallë, mos më i rralli për zhanrin e vet.

Por ajo këndonte edhe populloren. Kur këndonte “Qamilen”, të rrëqethte mishin. “Qamilja” ishte simfoni. E ka kënduar Hafsa Zyberi, e më pas e këndoi Parashqevia… Ishte një mrekulli”, tha Krajka në një emision televiziv. Ai tregoi edhe një element të jetës private. “Di që Parashqevia kishte një të dashur që ishte në Sigurim, po jo “sigurimsa”.

Me atë do të martohej ajo. Po si ndryshuan punët e Sigurimit me ndërrimin e sistemeve këtu. Edhe ai i Sigurimit, njeri ishte. Nuk kishte të drejtë të dashuronte?”, tha Krajka. Ai konfirmoi se, “zë si ai nuk i vjen më Shqipërisë, por ama gjysmën e truve e kishte bosh”.