“Ti jeto” është projekti më i ri muzikor i kompozitores së njohur durrsake Metila Dervishi.
Edhe në këtë kompozim të ri, që vjen pikërisht më 1 Qershor, ditën ndërkombëtare të fëmijeve, Dervishi ka realizuar tekstin dhe muzikën, ndërsa ka bashkëpunuar për orkestrimin dhe miksimin e zërit me dy emra të njohur si Saimir Çili dhe Ylli Ramzoti.
Kënga interpretohet nga një grup fëmijësh mjaft të talentuar dhe vjen me një mesazh të fortë për të gjithë ata vogëlushë që nuk rriten me të dy prindërit: Ti jeto!
Kjo këngë e re shoqërohet edhe me një videoklip të realizuar në Durrës, ndërsa pjesë e tij së bashku me fëmijët është bërë edhe aktorja Adelina Muça.
Kompozimi më i ri i Dervishit pason atë të publikuar pak javë më parë, në Ditën Botërore të Librit.
Kënga “Himni i librit” ishte shkruar që në moshën 10-vjeçare nga muziikantja e njohur, e cila priti plot 27 vite para se ta sillte para publikut të gjerë.
Ti jeto
Nje dite te bukur
Un po shetisja
Dhe shkumen e detit
Po kuturisja
Befas …me ndali veshtrimin
Tek nje femije
Kish zene vend trishtimi…
Doja te dija un
Ku ishin prindet e tij?!
Lehte iu afrova
Nje buzeqeshje i dhurova
Si ne faj me pa ai
Babi tha s’vjen me ne shtepi
Ndoshta jam i keq …
Nuk e di…?!
Kush t’a mori femijerine
T’a rrembeu ciltersine
Bota ne femijeve
Na perjet
Ti je jeta
Vete gezimi
Fshiji lotët moshatar
Do te behesh djale i mbare
Hapi krahët dhe fluturo
Hiqe trishtimin
Eja kendo….
Ku je, ku je
Femij i pafat
Prane detit eja
Shpresen te t’a jap
Me kujtohet kur ti me the
Mami eshte vetem ne shtëpi
Cfare te bej nuk e di
Jam vec nje femij
Shko te mami perqafoje
Dhe përhumbjen t’i largoje
Te kam sjelle sot ty nje dhurate
Ja nje guacke thone sjellin fat
Eja sot o miku im
Te t’a heq ate trishtimin
Kete kenge sot per ty kendoj
Tingujt kudo i percoj
Ti je vet pafajsi
Ti je vet lumturi
Hapi krahët
Fluturo
Ti jeto!