Çaji i zi ka një rol të rëndësishëm kundër osteoporozës, sëmundje ku kockat bëhen të dobëta e të brishta.
Studimi tregon se kimikatet e shëndetshme që gjenden në bimën e çajit të zi, të njohura si “flavonoids”, mund të ndihmojnë në uljen e numrit e të prekurve nga sëmundjet e kockave.
Për vite me radhë, shkencëtarët kanë deklaruar se këto lloj kimikatesh antioksiduese ulin rrezikun e prekjes nga sëmundje si kanceri, apo sëmundje të zemrës. Por zbulimi më i fundit tregon se pirja e çajit është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur kockat e trupit gjatë procesit të plakjes.