· KONTRASTI / Galeria Kombëtare kërkon fonde nga Ministria e Kulturës, kurse institucioni në Durrës në varësi të të njëjtit dikaster, ndihmohet nga qeverisja vendore
15 shtator 2015 – Dy institucione në varësi të Ministrisë së Kulturës, teksa drejtoria rajonale e kulturës kombëtare Durrës gjen mundësi dezinfektimi të një objekti të madh duke bashkëpunuar me “qeverinë” vendore, Galeria Kombëtare në Tiranë qahet për ruajtjen e veprave dhe kërkon fonde nga dikasteri.
Drejtoria rajonale e kulturës kombëtare Durrës thotë se amfiteatri romak i qytetit të Durrësit i është nënshtruar një procesi dezinfektimi në të gjitha mjediset e tij. Kjo u bë e mundur falë bashkëpunimit me Ndërmarrjen e Pastrim Gjelbërimit të Bashkisë së Durrësit.
Nuk është hera e parë që “qeveria” e qytetit bregdetar ndihmon këtë drejtori në varësi të Ministrisë së Kulturës, sidomos me sistemimet në rihapjen dhe rikonstruksionin e muzeut të ri arkeologjik. Në medie të ndryshme jepen njoftime për vështirësitë financiare që hasin institucione kulturore dhe artistike në vend, përfshi dhe Galerinë Kombëtare në Tiranë, fondet e së cilës rrezikohen nga insektet etj. Mirë kur kryebashkiak ishte shefi i opozitës Lulzim Basha, po tani ç’e pengon Galerinë të kërkojë ndihmën e kryeqytetarit të ri Erion Veliaj?
/th. m. “DurresLajm”/