Durrës, 4 tetor 2014 – Shtatë zyrtarët e komunës së Rrashbullit, të kryesuar nga kryetari Hysen Gashi, do të përballen me gjyqin me akuzën e shpërdorizimit të detyrës, pasi Prokuroria e Durrësit ka dorëzuar sot kërkesën për gjykim.

Burimet zyrtare njoftuan se ata janë akuzuar për “shpërdorim detyre” në dhënien e lejeve të ndërtimit në brezin e rërës në zonën e Shkëmbit të Kavajës; Katër prej këtyre zyrtarëve, përfshirë edhe kryetarin e komunës, janë hetuar në masë sigurie “arrest me burg”, të vendosur në muajin korrik 2014.

Sipas hetimit të prokurorisë së Durrësit, rezulton se zyrtarët e komunës, të gjithë anëtarë të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Komunës, kanë dhënë leje në të paktën 16 praktika në mënyrë abuzive, duke shpërdoruar detyrën me veprime konkrete dhe me pasoja të rënda për territorin dhe mjedisin.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria ka krijuar bindjen e arsyeshme se zyrtarët e komunës Rrashbull kanë konsumuar elementët e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Shtetasit për të cilët është kërkuar gjykimi, janë:

1. Hysen Gashi, Kryetar i Komunës Rrashbull (kryetar i KRRT) – arrest me burg
2. Viktor Ndreka, Drejtues i Njësisë së Urbanistikës – arrest me burg
3. Vasil Gjoni, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – arrest me burg
4. Sabri Troci, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – arrest me burg
5. Erifili Theollari, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – detyrim paraqitje
6. Nevjana Isufi, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – detyrim paraqitje
7. Fatjon Aliaj, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – detyrim paraqitje

/Agjencia e Lajmve Dyrrah/