5 maj 2015 – Përfaqësuesit e Partisë Komuniste Shqiptare janë ndaluar nga policia që të bëhen pjesë e ceremonisë përkujtimore të 5 Majit.

Një grup përfaqësuesish nga kjo parti iu drejtuan sot varrezave “Dëshmorët e Kombit” për të zhvilluar homazhe ndaj të rënëve, por u ndaluan nga forcat e policisë.

Nuk mungoi as reagimi i komunistëve pas kësaj situate, të cilët i akuzuan politikanët shqiptarë se janë neonazistë dhe bëjnë homazhe për vota.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/