Ashtu si edhe në raste të tjera, përfaqësues të Partisë Komuniste kanë nderuar sot më 5 Maj të rënët e Atdheut në Varrezat e Dëshmorëve me foton e ish-diktatorit, Enver Hoxha, me grusht, banderola dhe yllin me pesë cepa.
Një provokim i tillë ndodhi pak pasi nga Varrezat e Dëshmorëve janë larguar përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe në një kohë që janë provuar krimet e diktaturës mbi qindra njerëz.
Në çdo festë, komunistët kryejnë nderime e homazhe me foton e diktatorit, madje një vit më parë u përplasën me përfaqësues të PD-së, ku përveç provokimit me foto e simbole, nisën të brohorisnin "Enver Hoxha".





