28 Nëntori është një ditë shumë e veçantë për të gjithë kombin shqiptar. Sot festohet 111 vjetori i Pavarësisë dhe urimet nuk kanë munguar as nga komuniteti i futbollit.

“Klubi i Futbollit Tirana i uron të gjithë shqipëtarëve anë e mbanë botës, gëzuar ditën e pavarësisë dhe të çlirimit”, shkruan klubi bardheblu, ndërsa ka publikuar edhe një video me futbollistët që kanë veshur veshje tradicionale shqiptare.

Ndërkohë klubi i Partizanit, ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të uruar shqiptarët për festat e nëntorit.

Gjtihashtu edhe klubi i futbollit të Vllaznisë, Teutës dhe Dinamo City-t, kanë uruar për Ditën e Flamurit.

“111 Vite Pavarësi, gëzuar Pavarësinë Shqipëri”, është postimi i Flamurtarit të Vlorës shoqëruar me një foto të Ismail Qemalit.

Ndërkohë Federata Shqiptare e futbollit ka uruar nëpërmjet një video emocionuese.

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana, ka uruar Shqipërinë dhe Kosovën përmes një albumi fotografik të fëmijëve të kopshit “Ismet Brucaj” në Shkodër dhe fëmijëve të kopshit “Xixëllonjat” në Prishtinë.

Edhe Berat Gjimshiti, Etrit Berisha, Sokol Cikalleshi, Ardian Ismajli, Jasir Asani, Klaus Gjasula e Taulant Seferi kanë uruar festën e Pavarësisë në rrjetet e tyre sociale.

Ndërkaq Xherdan Shaqiri ka publikuar një foto ku shfaqet heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu së bashku me Ismail Qemailin dhe Isa Boletinin për të uruar Pavarësinë. Edhe Granit Xhaka, uron shqip.

Por urimet nuk kanë munguar as nga klubet e huaja ku aktivizohen futbollistët shqiptar.

“Gëzuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë, Shqipëri”, shkruan klubi turk i Istanbulsporit ku aktivizohen Eduard Rroca, Florian Loshaj dhe Valon Et’hemi.