TIRANE, 05 mars 2013 – Komuniteti LGBT (les bike, gay, biseksual dhe tranvestit) në Shqipëri kërkon ndryshimin e Kodit të Familjes. Më saktësisht të nenit 7, i cili sanksionon se martesat kryhen vetëm mes një burri dhe një gruaje, mbi 18 vjeç. Kjo gjë është kërkuar nga drejtuesi i shoqatës "Por LGBT", Kristi Pinderi, kërkesë kjo që vjen pas një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ku ky vendim i dha të drejtën një çifti lesbikesh në Austri që të legalizojnë jo vetëm martesën dhe lidhjen e tyre të gjatë e të qëndrueshme, por mbi të gjitha të vënë në korniza ligjore prindërimin e përbashkët të djalit të tyre.
"Si anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Europës, Shqipëria është e detyruar të integrojë në legjislacionin e vet vendimet apo precedentet e Gjykatës së Strasburgut, të cilat si legjislacion ndërkombëtar kanë një vlerë më të madhe në hierarkinë e ligjeve tona edhe se vetë Kodet e veçanta, si fjala vjen Kodi ynë i Familjes. Ndaj ka nevojë të bëjmë një hap tjetër të domosdoshëm: ndryshimi i një fjalie të shkurtër në Kodin shqiptar të Familjes. Ndryshimi sidomos i nenit 7 të këtij Kodi, që përcakton se "martesa mund të lidhet mes një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeçare", – sqaroi Pinderi.
Sipas tij, nëse një çift lesbikesh apo gay-sh që jetojnë në partneritet dhe njëri prej tyre ka një fëmijë, duhet që edhe partnerit tjetër t'i njihet e drejta e prindërimit.





