17 maj 2015 – Ditën e sotme, përfaqësues të komunitetit LGBT, realizuan paradën e përvitshme me flamujt me ngjyrat e ylberit. Qëllimi i paradës ishte njohja e komunitetit, mosdiskriminimi dhe rrëzimi i tabuve kundrejt tyre. Pjesëmarrësit kanë bërë parakalim me biçikleta përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me flamuj, pankarta e tullumbace shumëngjyrësh. Ndryshe nga viti i kaluar kur iu lëshua një bombul gazi, këtë herë nuk ka pasur incidente. Mes tyre ishte i pranishëm dhe ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili mbante në duar flamujt e SHBA-së.

 

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah" (Foto: Edmond Prifti)