FRANCE, 12 shkurt 2013 – Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) planifikon reduktimin e numrit të llojeve të sportit, që bëjnë pjesë në programin e Olimpiadës së vitit 2020. Vendimi në lidhje me faktin se cilat nga 26 disiplinat sportive që tani e tutje do të pushojnë së quajturi olimpike, do të merret në takimin e KON, i cili fillon sot.
Paraprakisht dihet se në listën e shkurtimeve të llojeve të sportit mund të hyjnë pesëgarëshi, badmintoni, pingpongu dhe tekuandoja. Përfundimet e këtij diskutimi, siç pritet, do të bëhen të njohura ditën e mërkurë.