Ndërrimi i viteve në Tiranë do të përcillet në sheshin “Skënderbej”, mes tingujve të muzikës, argëtimit. Bashkia e Tiranës ka organizuar një koncert, i cili starton në orën 23:00 të 31 dhjetorit, me emra të njohur të muzikës shqiptare.
Ndërkohë, një spektakël i vërtetë fishekzjarresh do të realizohet për të gjithë qytetarët e Tiranës, por edhe vizitorët e shumtë të kryeqytetit, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë në Tiranë festat e fundvitit.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar në Twitter disa nga momentet më festive të mbrëmjes së 31 dhjetor, ndërsa shkruan:
“Siç e kemi bërë traditë tashmë, ndërrimin e viteve e presim te sheshi “Skënderbej”. Një spektakël i paparë fishekzjarresh për të pritur #Tirana100VjetKryeqytet dhe një koncert madhështor na presin më 31 Dhjetor ora 23:00 me Eneda Tarifën, Mariza Ikonomin dhe Elhaida Danin.”





