Pjesë e programit të Fest Lojë, i dedikuar 70-vjetorit të QKF-së Durrës dhe 20-vjetorit të festivalit. Fjalën e rastit e mbajti drejtori i QKF-së Durrës, Avni Cuni, i cili vlerësaoi paraardhësit në detyrën e edukuesit të fëmijëve të kësaj qendre.
“Puna e tyre është një leksion i gdhendur në memorjen tonë për vazhdimësinë me përkushtim të punës tonë sot e në të ardhmen. Ne shohim tek ta modelin e mësuesit, drejtuesit, prindit e qytetarit fisnik që ndër vite u kthye në model për ne. Jemi këtu me nostalgjinë por mbi të gjitha me krenarinë tonë për ata fëmijë të zgjuar e çapkënë por mbi të gjitha të talentuar që dolën nga kurset e rretheve tona, fituan ndër vite shumë çmime në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Dhe sot janë figura të njohura që na nderojnë me punën dhe talentin e tyre në Durrës, Shqipëri e botë.
Ne jemi sonte këtu për t’ju premtuar ju qytetarë të Durrësit se 7 dekada veprimtari e larmishme e institucionit tonë dhe 2 dekada aktivitet FEST LOJË, vërtet u mbyllën, por me përkushtim, novacion e qytetari do të rihapim të bukurën, të renë, të zgjuarën dhe suksesin në vazhdimësi. Me misionin që jo vetëm të kujtojmë e ndjekim atë që shkoj por çka është më e rëndësishmja ta pasurojmë në kohë atë që gjetëm këtu nga të parët tanë”.
Një koncert festiv është mbajtur me këtë rast. Gjatë këtij aktiviteti u vlerësua kontributi i dhënë në vite, nga veteranët e artit dhe kulturës durrsake, duke u nderuar me certifikatën “Mirënjohje e qytetit”. Vlersime pati edhe për fituesit e të gjitha olimpiadave kombëtare. Nuk munguan certifikatat “Nderi i QKF”-së, edhe për fituesit e olimpiadave ndërkombetare. Kështu u vlerësua fituesi i vendit të tretë në Olimpiadën Botërore të Matematikes të zhvilluar në Hong Kong, Gledis Kallço.
Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Bashkinë dhe Drejtorinë Rajonale Arsimore Durrës.
Grupet nga Shqipëria :
Durrësi, Shkodra, Kurbini, Kruja, Fushë-Kruja, Tirana, Shijaku, Kavaja, Lushnja, Gramshi, Librazhdi, Vlora, Pogradeci, Saranda, Çorovoda, Dropulli, Berati.
Grupet nga jashtë Shqipërisë:
Kyrgistani, Rumania, Bosnja-Hercergovina, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Maqedonia, Kosova.