Në kuadër të festave të nëntorit, Orkestra Frymore e Qytetit dhe nxënësit e degës së muzikës së shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli” organizojnë pasditen e sotme një koncert festiv.
Me drejtues Saimir Kalajën dhe drejtuese kori Ariola Sulejmanin, aktiviteti kulturor synon të krijojë për artdashësit dhe të pranishmit një atmosferë festive me këngë dhe pjesë instrumentale patriotike.
Mbrëmja kulturore do të organizohet në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës nis në orën 18.00, ndërsa hyrja është falas.