“Gladiatorë të këngës në këtë luftë me armik të padukshëm” i cilësoi poeti Ardi Omeri këngëtarët durrsakë që prej 3 javësh janë bërë bashkë në “Koncert në karantinë”.
Ndalesa me këngë dhe humor poshtë ballkoneve të qytetarëve ishte këtë herë tek lagjja nr.5 në Durrës. Ashtu si në çdo koncert tjetër, të shumtë ishin banorët e bllokut të pallateve që ndoqën live interpretimin e këngëtarëve Reshit Gjini, Dhimitër Stefa, Kosta Bonshi, Hysni Alushi, Julieta Strefi, Alban Kamenica, Dashamir Mehmeti, Astrit Serjani dhe mjeshtrit të humorit Edmond Halili.
Për rreth një orë me rradhë, banorët nga ballkonet dhe dritaret e tyre shoqëruan me duartrokitje dhe kënduan së bashku me këngëtarët pjesë të ndryshme të repertorit.
Ndërkohë, nisma e poeti Ardi Omeri për dhurimin e librave për fëmijët që nuk kanë mundësi t’i blejnë u mirëprit edhe në këtë lagje dhe nuk munguan rastet e dhurimeve nga qytetarë të ndryshëm.
*Pamjet filmike studio Adi Domi





