“Koncert në karantinë” ka zbritur këtë të diel në bulevardin kryesor të Durrësit, “Dyrrahun”, ku banorët e zonës patën mundësi të ndiqnin nga afër koncertin live të artistëve durrsakë.

Nisma e poetit Ardi Omeri ka hyrë tashmë në javën e dytë dhe të shumtë kanë qenë banorët e lagjeve të ndryshme të qytetit që kanë kërcyer, kënduar apo qeshur me muzikën dhe humorin e ofruar nga artistët e qytetit bregdetar.

Performancat e këngëtarëve Reshit Gjini, Dhimitër Stefa, Kosta Bonshi, Hysni Alushi, Julieta Strefi, Alban Kamenica, Dashamir Mehmeti, Astrit Serjani dhe mjeshtrit të humorit Edmond Halili u përshëndetën me duartrokitje ngaa banorët e izoluar në shtëpitë e tyre prej koronavirusit.

Ashtu si edhe në blloqe të tjera banimi në Durrës, banorët nuk harruan të shpalosnin flamujt kombëtarë në ballkonet dhe dritaret e tyre.

*Pamjet flimike studio Adi Domi