Stacioni i sotëm i “Koncert në karantinë” ishte lagjja nr.11 në Durrës. Krahas atmosferës festive të krijuar nga artistët për banorët e izoluar në shtëpitë e tyre, një surprizë gjatë koncertit ishte dhe përshëndetja e veçantë për ish-futbollistin e famshëm të Lokomotivës, Fatmir Hima, i cili festoi sot 66-vjetorin e lindjes.

Hima u paraqit në koncert së bashku me një legjendë tjetër të sportit në Durrës, Niko Jani.

Këngëtari Astrit Serjani i këndoi një këngë te tij dedikuar ekipit të Teutës ku Hima ka luajtur për më shumë se 20 vite në krah të ikonave si Leshteni, Likmeta, Çela, vëllezërve Ballgjini etj.

Pavarësisht se kanë më shumë se dy javë që këndojnë përditë poshtë ballkoneve dhe dritareve të qytetarëve, artistët durrsakë e vazhdojnë me pasion nismën e ndërmarrë dhe ndihmojnë në rikthimin e buzëqeshjes dhe haresë për njerëzit e mbyllur brenda shtëpive të tyre.

Më pas qytetarët dhuruan disa libra duke ju pergjigjur nismës së grupit të artistëve për mbledhje librash për fëmijët që qëndrojnë e studiojnë në karantinë. Poeti Ardi Omeri i dhurova libra për fëmijë dy vajzave të vogla që u afruan gjatë koncertit dhe kërkuan libra për të lexuar. Nismës i janë bashkuar edhe shumë shkrimtarë si Brunilda Zllami, Viktor Canosinaj, Enton Bido, Ardi Omeri etj.

Ndalesa e së martës e “Koncert në karantinë” do jetë tek ish-rajoni i policisë.