Kishat ungjillore të Durrësit organizuan paraditen e sotme një koncert festiv me rastin e Krishtlindjes.

Koncerti i mbajtur në qendër të qytetit, në sheshin “Liria” mblodhi shumë qytetarë durrsakë, që me këtë rast i uruan njëri – tjetrit gëzuar lindjen e Krishtit, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit të krishterë.